Dhjetëra kamionë me prodhime shqiptare, të destinuara për Kosovë e Serbi, janë bllokuar qe dy ditë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Shkak është bërë vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar çdo kamion me mallra me targa serbe për të hyrë në territor e vendit.
Drejtuesit e kamionëve kanë thënë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.
Ata kanë bërë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.