Nga faqja zyrtare e NP Parqe dhe gjelbërime – Shkup, mëngjesin e sotëm kanë publikuar fotografi nga QRS Saraj si një ndër vendet më të vjetra dhe të bukura të piknikut në Shkup.
Ndërmarrja publike “Parqe dhe gjelbërime” është e themeluar nga Qyteti i Shkupit, nën udhëheqësi të u.d drejtorit Sefi Shabani.
Postimi i plotë:
🍀 QRS Saraj e cila gjendet në afërsi të Qytetit, ka karakter tradicional të piknikut dhe është një ndër vendet më të vjetra të piknikut në Shkup.
Bimësia e bukur në një peizazh të lirë me karakter parku është një vend ideal për të qëndruar në natyrë.