Ekzistenca e UFO-ve, ka qenë në çdo kohë një nga debatet “më të nxehta” si dhe i preferuari i teoricienëve të konspiracionit.
Megjithatë, sipas zbulimeve të fundit, jo vetëm që ekzistojnë, por pa dijeninë e askujt, e kanë çuar botën në prag të një katastrofe.
“Avionët luftarakë rusë dikur qëlluan në një formë të mundshme të jetës aliene pasi një palë objektesh fluturuese të paidentifikuara (UFO) gati sa nuk shkaktuan Luftën e Tretë Botërore”, tha George Knapp, një reporter i UFO-ve i Las Vegasit, i vlerësuar me çmime, në një dëshmi përpara Kongresit të SHBA.
Ai tha se kishte folur me një zyrtar ushtarak rus, kolonelin Boris Sokolov, i cili kishte konfirmuar se kishte patur jo më pak se 45 incidente të ndryshme ku avionët luftarakë rusë ishin përplasur me UFO-t.
Madje, avionë rusë ishin rrëzuar në tre nga këto incidente, duke rezultuar në vdekja e dy pilotëve. Një incident që me të vërtetë ngriti zile alarmi, ishte në një bazë ruse ICBM në Ukrainë.
Sipas Sokolov, UFO-t “morën disi kontrollin e sistemit të lëshimit”. “UFO-të u shfaqën mbi bazën, kryen manovra të habitshme para dëshmitarëve okularë të habitur dhe më pas morën kontrollin e sistemit të lëshimit.
Raketat u drejtuan në SHBA dhe u hodhën papritur. Kodet e kontrollit të nisjes u futën dhe baza nuk ishte në gjendje për të ndaluar asgjë.
Më pas, po aq papritur, UFO-t u zhdukën dhe sistemi i kontrollit të lëshimit u mbyll”, kështu e përshkroi ai episodin.
Pas këtyre incidenteve, Ministria Ruse e Mbrojtjes supozohet se ka lëshuar një urdhër për që UFO-t të lihen të qetë, pasi siç argumentojnë ata, “mund të kenë kapacitete të jashtëzakonshme për hakmarrje”.