Artin Spahiu, kryetar i Degës së BDI-së në Dibër dhe anëtar i Kryesisë të kësaj partie, Omer Bunjaku këshilltar i Artan Grubit në Kabinetin si zv.kryeministër i parë dhe Përparim Bajrami, drejtor në Shoqatën Aksionare Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ish asistent i Grubit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, i njohur edhe si “pizza bartës” janë tre anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të Kompanisë së re të SHA Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe “HTL Maqedoni” dhe që quhet Video Lotaria e Re Shtetërore – Novo VLT Doo Shkup.
10 MILIONË EURO është totali i kapitalit bazë të kësaj kompanie të re në Këshillin mbikëqyrës të të cilit janë këta tre eksponentët e lartë partiak të BDI-së dhe miq të ngushtë e gardianët e vërtetë të Artan Grubit nëpër rrjetet sociale.
Ndërkohë që kjo kompani e re aktivitetin e ka të fokusuar në pajisjet VLT, ndryshe të njohura si “APARATE”, të cilat mund ti shohim në çdo bastore.