Viti 2023 nuk nuk mund të konsiderohet një vit tejet i suksesshëm, pasi ndryshimet kushtetuese duhej të përfundonin deri në fund të vitit dhe me këtë Maqedonia e Veriut të fillonte zyrtarisht hapjen e kapitujve dhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare. Por kjo nuk ndodhi. Megjithatë, pati një hap suksesi me përfundimin e procesit të skriningut, i cili është i rëndësishëm që çdo vend kandidat e kalon me synim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Vendit iu deshën rreth 14 muaj për të përfunduar procesin e nisur në shtator të viti 2022. Megjithatë, në fakt rruga më e rëndësishme dhe vendimtare sapo ka filluar. Por çfarë ndodhi gjatë vitit 2023 me integrimet evropian Portalb.mk, ju sjellë ngjarjet më të rëndësishme.
Tensione Shkup-Sofje
Në fillim të viti marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes u tensionuan mjaftë, duke arritur edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Maqedonia e Veriut. Kjo erdhi pasi presidenti Stevo Pendarovskit më 31 janar shpalli non grata një eurodeputet bullgar.
“Sipas analizave të disponueshme dhe njoftimeve të organeve përkatëse, bëhet fjalë për aktivitetet të organizuara nga struktura në Bullgarinë fqinje, të cilat janë aktivizuara pas miratimit të kornizës negociuese evropiane në korrik të vitit të kaluar. Strukturat e njëjta janë mobilizuar, në logjistikë dhe financiarisht, për të mbështetur ardhjen e mobilizuar të shumë njerëzve në Shkup më 4 shkurt, kur do të shënohet ditëlindja e Goce Dellçevit”, deklaroi Pendarovski”, deklaroi Pendarovski.
Kuvendi bullgar më 2 shkurt, dënoi kategorikisht dhunën ndaj bullgarëve maqedonas në Republikën e Maqedonisë, si dhe nënvlerësimin e problemit të të drejtave dhe sigurisë së bullgarëve në RMV. Sofja dënoi gjuhën e urrejtjes dhe këmbëngul në zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, të cilën autoritetet në Shkup nuk e respektojnë. Kështu thuhej në deklaratën e Kuvendit Kombëtar, të miratuar me shumicë.
Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut vlerësoi që deklaratat e Parlamentit të Bullgarisë për “eskalim të aktiviteteve agresive anti-bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut” mund të shkojë vetëm në favor të provokatorëve, qëllimi i të cilëve është të nxitin aktivitetet politike që ndikojnë negativisht në raprotet ndërmjet dy shteteve, dhe me këtë i minojnë përpjekjet për kthimin e rrugës konstruktive dhe kujdesin për marrëdhëniet e partneritetit.
Sidoqoftë, këto tensione me kohën nisën të zbuten. Madje më 30 qershor, presidenti Rumen Radev, tha se Bullgaria nuk vendos kushte të reja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por këmbëngul që vendi të përmbushë detyrimet e marra tashmë nga korniza e negociatave që miratoi vitin e kaluar
Ndryshime kushtetuese duhej të përfundonin në nëntor
Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut u parashikuan të përfundonin në nëntor, mirëpo më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh pasi nuk kishte vota të mjaftueshme. Votimi as sot e kësaj dite, nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi më 24 janar, paralajmëroi se procedura për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të vitit që sapo lam pas dhe të mbarojë në nëntor, kur ishte parashikuar që të mbarojë skriningu i BE-së. Por, skrinigu përfundoi më dhjetor, ndërsa ndryshimet kushtetuese kanë mbetur pezull, pasi VMRO-ja nuk pranon t’i votojë.
Kronologjia e skriningut
Më 23 janar në Bruksel u mbajt takimin e parë bilateral në kuadër të Klasterit të Tregut të Brendshëm, me kapitullin 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime. Ky ishte takimi i parë bilateral për një Kapitull për të cilin është kompetente Ministria e Ekonomisë.
Më 6 shkurt, filloi skrining takimi bilateral për Kapitullin 1, “Lëvizja e lirë e mallrave” që është pjesë e klasterit të dytë “Tregu i brendshëm”.
Më 13 mars Sekretariati për çështje evropiane vazhdoi skriningu bilateral për Kapitullin 8: “Politika e konkurrencës”, që ishte kapitull i fundit në agjendën e skriningut bilateral pjesë e Klasterit 2 “Tregu i brendshëm”.
Më 15 mars Maqedonia e Veriut hapi kapitujt 14- “Politika e transportit” dhe 21- “Rrjetet trans-evropiane” nga Klasteri 4, “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme” të Skriningut sqarues.
Më 16 mars vazhdoi procesi i skriningut shpjegues për klasterin e katërt, konkretisht kapitujt 15- “Energjia” dhe 21-“Rrjetet trans-evropiane”.
Me 17 mars vazhdoi skriningu në klasterin e katërt, konkretisht për kapitullin 27- “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”. Temë kjo e cila është një nga shtyllat kryesore të BE-së dhe njëkohësisht një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi.
Me 28 prill, Maqedonia e Veriut fillo skirningun dypalësh për Kapitullin 25 – Shkenca dhe kërkimi, i cili është pjesë e grupit të tretë “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”.
Me 30 maj u zhvillua skriningu bilateral për klasteri 3 kapitulli 26, “Arsimi dhe kultura” dhe kapitulli 20, ndërsa më 31 maj kapitulli 20, “Ndërmarrjet dhe politika industriale“.
Me 26 qershor e filluan takimet për Kapitujt 14 dhe 21 respektivisht “Politika e transportit” dhe “Rrjetet trans-evropiane” të cilët janë pjesë e Klasterit 4 Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme.
Nga 17 korriku e deri me 20 korrik, në Bruksel, delegacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me atë të Republikës së Shqipërisë ndoqën skriningun shpejgues për Klasterin 5, Resurse, bujqësi dhe kohezion.
Me 14 shtator filloi skriningu bilateral për Kapitullin 15 – Energjetika dhe Kapitulli 21 Rrjetet transevropiane, si pjesë e Agjendës së gjelbër i Klasterit 4 ndërlidhja e qëndrueshme.
Me 5 tetor filloi skriningu bilateral për Kapitullin 22, “Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore”, i cili është pjesë e Klasterit 5, “Resurset, Bujqësia dhe Kohezioni”, që përfshin rregullore lidhur me planifikimin dhe zbatimin e politikës së kohezionit të Bashkimit Evropian dhe përdorimin e Fondeve strukturore dhe investuese evropiane.
Me 19 tetor filloi skriningu 3 ditor bilateral për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, i cili është pjesë Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”. Kapitulli 11 përmbante sërë rregullash detyruese, shumica e të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejtë.
Me 20 tetor filloi skriningu bilateral për Kapitullin 33, “Dispozitat financiare dhe buxhetore” pjesë Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”.
Me 27 nëntor filloi skriningu bilateral për Kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare” pjesë e Klasterit 5 “Resurset, Bujqësia dhe Kohezioni”.
Me 7 dhjetor mbaroi procesi i skriningut në Bruksel për Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut me sukses përfundoi skriningun me Komisionin Evropian. Sot në agjendë në Bruksel u mbajt skriningu bilateral për Kapitullin 31 – “Politika e jashtme e sigurisë dhe mbrojtjes” si pjesë e klasterit 6 – Marrëdhëniet e jashtme”, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.
Vërejtjet e KE-së në Raportin e Progresit
Komisioni Evropian me 8 nëntor publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballakanit Perëndimor. Situta me luftën kundër korrupsionit në vend u vlerësua pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhej tekstualisht në raport.
Nuk ka pasur përparim në gjyqësor gjatë periudhës raportuese. Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm. Shkarkimi i diskutueshëm i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor ngriti shqetësime për ndikim të padrejtë politik.
Me rastin e publikimi të raporteve të progresit, Bashkimi Evropian (BE) përgatiti një plan rritjeje prej 6 miliardë eurosh për të përafruar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato evropiane.
Komisioni Evropian njoftoi propozimin e planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka për qëllimin stimulimin e rritjes ekonomike dhe të përshpejtojë përafrimin socio-ekonomik.
Sipas planit të përgatitur me qëllimin për të përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe për të mbështetur reformat dhe investimet që do stimulojnë rritjen ekonomike, do të krijohet një fond i ri i Reformës dhe Rritjes prej 6 miliard eurosh për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.
S’ka vijimësi të eurointegrimeve pa ndryshimet kushtetuese
Me 14 dhjetor, BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit dhe negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të hapen kur të arrihet niveli i nevojshëm i përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit.
Krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së gjatë Samitit të BE-së në kuadër të debatit për zgjerimin e BE-së miratuan konkluzionet për procesin për vendin tonë, duke treguar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, sapo vendi të ketë zbatuar zotimin e tij për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në përputhje me procedurat e saj të brendshme, siç thuhet në vendimet e Këshillit të BE-së të datës 18 korrik 2022.
Sipas gjendjes momentale dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, gjasat për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e procesit eurointegrues janë të ulëta para zgjedhjeve të 8 majit. Përndryshe, këtë obligim duhet ta marrë përbërja e re Qeveritare, që nëse fiton VMRO-ja mund që vendi të hyjë në një proces stagnimi, si në kohën e Nikolla Gruevskit. Siqdoqoftë, se çfarë do të ndodhë, do të duhet të presim dhe të shohim në vitin 2024.