Tregu global i naftës sot është dukshëm më i larmishëm krahasuar me vitet 1970. Në vitin 1973, vendet e OPEC-ut furnizonin më shumë se gjysmën e naftës së papërpunuar në botë, ndërsa sot pjesa e tyre ka rënë në pak mbi 36 për qind.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara, që edhe atëherë ishin ndër prodhuesit kryesorë, e kanë forcuar më tej këtë pozitë dhe kanë rritur ndjeshëm prodhimin gjatë dhjetë viteve të fundit.
Megjithatë, zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme dhe rritja e shpejtë e çmimeve të naftës rikujtojnë krizat e viteve 1973 dhe 1979. Në atë periudhë, vendet arabe reduktuan furnizimet, çka solli rritje të menjëhershme të çmimeve të energjisë dhe detyroi shumë vende perëndimore të ndërmarrin masa kursimi.
Si shembull, Gjermania asokohe vendosi katër javë pa qarkullim të automjeteve. /dw.
