Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të VLEN-it, Izet Mexhiti, duke e akuzuar për manipulime dhe lidhje të dyshimta politike. Në një postim publik, Bexheti ka theksuar se qytetarët tashmë e dinë qartë kush ka ndërtuar për këtë vend dhe kush po përpiqet ta shkatërrojë.
“Mos e gënje veten, o Izet! As nuk frikëson më askënd, as me biseda manipulative, e as duke u fshehur pas padronëve. E sidomos JO pas Toshkovskit!” deklaron Bexheti.
Ai thekson se llogaria nuk do të jepet në konferenca për shtyp të inskenuara politikisht, por në institucione juridike, aty ku “nuk fshihet dot dora”.
Duke ironizuar premtimet e bëra për mbylljen e bastoreve, deputeti i BDI-së paralajmëron se qytetarët nuk do të mashtrohen më me “përralla” politike:
“Prej nesër, bastoret mbyllen! 😄 Jo të gjitha… vetëm sytë tuaj duhet të mbyllen, që të besoni përrallat e Izetit!”
Bexheti shton se MEGAWIN-i, që sipas tij është i lidhur me Mexhitin, ende funksionon dhe nuk është prekur nga asnjë masë, duke ngritur dyshime për qëllimet reale të fushatës së VLEN kundër lojërave të fatit.
“VLEN e di mirë: Tetori po vjen. Dhe bashkë me të edhe momenti kur maskat nuk mbajnë më. Sepse manipulimi ka afat, por drejtësia jo.”
