Deputeti gjerman që dikur mbështeste Albin Kurtin: “Sipas meje, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë partnerë”

Ky është deputeti gjerman, Josip Juratoviç. Kundërshtar i ashpër i Aleksandër Vuçiç-it dhe sistemit të tij autoritar. Gjithashtu kritikues i madh i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për afrimin e tij me Vuçiç-in dhe gjuhën e tij përkëdhelëse ndaj Serbisë.

Juratoviç është gjerman me prejardhje kroate. Deputet në Bundestag është nga viti 2005.

Përndryshe, Juratoviç kishte dalur furishëm kundër idesë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje finale.

Për më tepër, ishte përkrahës i hapur i Albin Kurtit dhe ardhjes së tij në pushtet.

Juratoviq ishte kundër që ish-krerët e UÇK-së të vazhdojnë ta mbajnë pushtetin në Kosovë.

Ja çfarë ka deklaruar Juratoviç me 24 nëntor 2024 në një intervistë për mediumin Nova, mediumi më i fuqishëm opozitar serb dhe ndër të vetmit që ka mbetur kundër Vuçiç-it në Serbi:

Juratoviç: “Sipas meje, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë partnerë kur është fjala për Kosovën. Ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Ndoshta kjo është shumë e ashpër, por thjesht duhet të shikoni veprimet dhe reagimet e tyre”.

P.S
Në foto, Albin Kurti pas takimit me Josip Juratoviç, i cili, sic thash, ishte përkrahës i hapur i Kurtit.

Shkruan Analisti politik Lirim Mehmeti – Kliko këtu për të parë postimin e plotë