Ushtria izraelite ka njoftuar sot në mëngjes se ka arritur të vrasë Ali Shamdanin, shefin e ri të shtabit të ushtrisë, pak ditë pasi kreu ekzekutime masive të gjithë komandës ushtarake të regjimit islamik në Teheran, përcjell Gazeta Metro.


Izraeli njoftoi se pas inteligjencës që mori mbrëmë, u krijua një mundësi e përshtatshme për avionët luftarakë që të godasin objektin ku po qëndronte Shamdani në ‘zemër të Teheranit’.

Shadmani shërbeu si Shef i Shtabit të Luftës dhe Komandant i Komandës së Emergjencave të Forcave të Armatosura.

Ai u emërua në këtë pozitë pas sulmeve të së premtes, ku Izraeli arriti t’i vrasë shumicën e komandës së lartë të regjimit islamik.

Sidoqoftë, tashmë është dëshmuar se inteligjenca izraelite po vepron pa problem në Teheran dhe askush prej figurava të larta të regjimit nuk është i sigurt.