” KOMUNA E LIKOVËS, PËR FESTËN E 28 NËNTORIT – DITËS SË FLAMURIT, LËSHON NË PËRDORIM SHTËPINË E KULTURËS “

Komuna e Likovës tradicionalisht feston dinjitetshëm festën më të madhe kombëtare, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit.

Nën organizimin e Kryetarit, z. Erkan Arifi, sikurse viteve tjera, në komunën tonë u festua Dita e Flamurit – 28 Nëntori, të cilën edhe më madhështore e bëri përurimi i Shtëpisë së Kulturës në f.Mateç, ku shiriti u pre nga: Invalidi i UÇK-së, Ali Xhemaili nga Vishtica, Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputeti, Sadulla Duraku .

Këtë festë e zbukuruan poezitë e nxënësve të shkollave tona, vallet e: SHKA ” Jeta e re ” dhe ” Bajram Shabani ” , këngët e Korit komunal ” Zejadin Ismaili ” , Mesud Bajramit, Erjon Sahitit dhe Xhezair Elezit .

Festat e Nëntorit janë udhërrëfyesi dhe themeli i të gjithë patriotëve tonë, e posaçërisht dëshmorëve të rënë të cilët për këtë Flamur dhan më të shenjtën – jetën.

Falë tyre, ne sot gëzojm të gjitha këto të arritura, të cilat në vazhdimësi duhet që të avansohen edhe më shumë në të mirë të kombit tonë.

Lajmin e plotë e gjeni në këtë link – KLIKO KËTU