Dje, në ora 15:30, nga SVR Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Paroviq” me rrugën “Nikolla Miloshevski” në Shkup, një motoçikletë me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi, ka goditur këmbësorin A. A. (84) nga Shkupi.
Në aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi i SVR Shkup.
