Alexa Narvaez, një oficere e re policie nga Kolumbia ka bërë mjaft bujë në TikTok me pamjen e saj mahnitëse dhe personalitetin argëtues.

Oficerja Narvaez hapi llogarinë e saj në TikTok, si një mënyrë për t’u lidhur me komunitetin dhe për të treguar një anë ndryshe të zbatimit të ligjit. Por ajo që nuk priste ishte që bukuria dhe sharmi i saj të tërhiqnin kaq shumë ndjekës.
Në vetëm pak javë, videot e saj në TikTok kanë mbledhur mbi 2 milionë shikime, ku fansat “çmenden” pas tipareve të saj mahnitëse dhe buzëqeshjes.
Unë jam mirënjohëse për mundësinë për t’u lidhur me njerëzit në një nivel personal dhe për t’u treguar atyre se policët janë gjithashtu njerëz”, thotë ajo.


