Momente kaosi dhe dhune u panë pas ndeshjes mes Trabzonspor dhe Fenerbahçes që u fitua nga këta të fundit me shifrat 2-3.
Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Miçi Batshuayi shënoi golin e fitores, që duket se solli dhe tensionin.
Tifozët e Trabzonspor, sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit. Edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndalur drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakoviç dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Pamje me të vërtet të shëmtuara.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje gol dha edhe shqiptari nga Shkupi, Enis Bardhi, i cili zvogëloi rezultatin në minutën e 63‘ në 1-2, por që nuk mjaftoi që ekipi i tij, Trabzonspor të fitojë ndeshjen.
