Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti waits for the start of the Spanish La Liga soccer match between Athletic Club and Real Madrid at the San Mames stadium in Bilbao, Spain, Saturday, Aug. 12, 2023. (AP Photo/Alvaro Barrientos)

Sipas mediave në Spanjë, tre lojtarë të Real Madridit janë arrestuar nga Policia e Madridit, për shkak të dyshimeve se ata kanë zbuluar disa sekrete të natyrës seksuale.

Hetimet nga ana e policisë janë ende në faza të hershme, dhe emrat e tre lojtarëve të përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publik.

Gjithmonë sipas “El Confidencial”, nëna e një të miture raportoi rastin më 6 shtator, se një nga të arrestuarit regjistroi një video seksuale të vajzës së saj dhe e përhapi atë .

Burimet e “El Confidencial” raportojnë se lojtarët e arrestuar janë pjesë e Real Madrid Castilla, ani pse ekziston një mundësi që edhe lojtarë tjerë, duke përfshirë edhe ata nga ekipi i parë, janë të involvuar  në atë që po konsiderohet si skandal nga mediat në Spanjë.