Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano,  deklaroi sot se BE-ja do të presë përfundimin e hetimeve të plota për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, para se të marrë një vendim dhe konkluzione për çdo masë dhe pasojë, duke mos dashur të komentojë pretendimet se disa shtete anëtare kanë kërkuar vendosjen e masave ndaj Serbisë.

“Takimet e Komitetit për Politikë dhe Siguri janë takime pune brenda Këshillit dhe nuk më takon mua që të ofroj deklarata nga diskutimet konfidenciale. E përmenda dje takimin e Komitetit si një aktivitet në zhvillim në nivel të BE-së që po merret me situatën  dhe po e vlerëson situatën. Natyrisht nuk do të komentoj as edhe përmbajtjen e diskutimeve, kërkesat që mund të jenë ngritur aty, qëndrimet e vendeve anëtare. Kjo është mënyra se si punon BE-ja dhe nëse do të ketë një vendim vendet anëtare do ta marrin dhe do të bëhet publike në një kohë të përshtatshme. Angazhimi i vendeve anëtare vazhdon dhe do ta shohim se si do të zhvillohet. Sa i përket masave, BE-ja ishte e qartë deri tani: masat mund të aplikohen edhe për Serbinë dhe kur vendet anëtare të vendosin se është momenti për t’i aplikuar ato do të vendosen. Dhe gjithashtu është vendim i vendeve anëtare të thonë se cilat masa dhe për cfarë arsye vendosen. ,  tha Stano në një konferencë për media përcjell rtv21.tv

I pyetur për videon e publikuar nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla,  ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe nevoja e mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë, Stano tha se gjithmonë ka nevojë urgjente për dialog të nivelit të lartë për shumë arsye dhe tani është edhe më i madh, duke pasur parasysh rrethanat.

“Për ne është me rëndësi që hetimet të zhvillohen dhe të përmbyllen, Dhe ne do të kemi një pamje të plotë dhe të qartë nga hetimet se cfarë ndodhi, kush qëndron pas kësaj, kush është përgjegjës dhe atëherë do të themi vendimin e nevojshëm për pasojat nga krejt kjo. Në këtë fazë është me rëndësi të qartësohen të gjitha faktet, të gjitha rrethanat, të gjitha dëshmitë për t’u siguruar se ata që ishin përgjegjës do të mbajnë llogari. Ne nuk do të nxitojmë të bëjmë përfundime bazuar në një video ose publikime të bëra këtu e atje. Hetimet duhet të zhvillohen plotësisht dhe të përfundojnë plotësisht me qëllim që BE-ja ta ketë një pamje të qartë se cfarë ndodhi dhe kush është përgjegjës. Atëherë mund të flasim për pasojat.  “, tha ai.

Më tej ai shtoi se BE-ja, kur bëhet fjalë për inciddente serioze ose sulme terroriste, siç i  vlerësoi që ishin edhe ato të së dielës, pret për hetime të drejta dhe pas kësaj bën vlerësime dhe ndërmerr hapa të qartë.

“Kur bëhet fjalë për bashkëbiseduesit në terren, ne kemi një numër bashkëbiseduesish që luajnë rol në dialog, që luajnë një rol në këtë situatë. Kur bëhet fjalë për kryetarët e komunave, kur bëhet fjalë për zgjedhje të reja të mundshme, qëndrimi i BE-së u bë i qartë dhe i fundit ishte nga 27 vendet anëtare nga java e kaluar dhe nuk ka asnjë gjë që mund të kërkojmë më shumë nga ajo që BE-ja e ka formuluar shumë qartë për këto zgjedhje. Ajo që BE-ja iu përcolli partnerëve, edhe përmes deklaratës dhe gjithashtu shumë më shpesh dhe me më shumë vendosmëri përmes bashkëbiseidmeve që kemi me ta në tavolinën e bisedimeve ose në dhumën e bisedimeve dhe jo përmes mediave dhe jo përmes domenit publik. Kjo nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat kur punojmë me ta kur duam të zgjidhim probleme.”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.

Stano tha se janë në pritje të hetimeve për të marrë një venim

Ne merremi me një situatë reale. Dhe tani kemi një situatë kur një sulm terrorist është zhvilluar në territorin e Kosovës në veri. Policia e Kosovës po heton, misioni i EULEX-it, si një reargues i dytë, po e mbështet Policinë e Kosovës bazuar në nevojat dhe kërkesën e Policisë së Kosovës. Ne duhet të shohim këto hetime. Bazuar në rezultate ne do të vendosim, pra vendet anëtare do të vendosin, dhe të ndërmarrin hapa të mëtejmë. Çdo gjë që po zhvillohet pjesërisht për këto që po bëhen e ushqejnë procesin e vlerësimit, por BE-ja nuk merr përfundime dhe nuk merr qëndrime politike përpara se të ketë një vlerësim të drejtë të gjithë situatës dhe pasqayrës së plotë së cfarë ndodhi, Posacërisht në rastin kur bëhet fjalë për diçka shumë serioze, sikur e kemi parë të dielën. “, tha Stano.//21Media