17 vjet pas / Familjari i “Mulla Jakup Asipit”, Sead Ramadani, kujton ditën e varrimit: Personalitete të mëdha kishin nderuar hoxhën

Me rastin e 18-vjetorit të varrimit të hoxhës së njohur Mulla Jakup Asipi nga Sllupçani, familjari i tij i ngushtë Sead Ramadani, ka kujtuar atë ditë të shumë të dhimbshme për familjen dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe dëgjuar ligjeratat e tij.

Sipas tij, në varrimin e hoxhës Jakup Asipi kishin marrë pjesë diku rreth 30 mijë njerëz nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë. Personalitete të shumta kishin mbajtur fjalime.

“Mulla Jakupi, hoxha, rahmetliu tashmë, ka qenë një figurë shumë e njohur publike në mbarë trojet shqoptare dhe jo vetëm në trojet shqiptare në Ballkan, por edhe më gjerë në diasporë, Turqi, Amerikë, gjithandej ku ekzistojnë shqiptarët e kanë njohur si emër…. Varrimi ishte me 8 janar, ishte një varrim me masivitet të madh, sipas llogarive të pjesës së vendit kanë qenë diku rreth 30 mijë njerëz nga Kosova, Diaspora, Shqipëria, Turqia, Presheva gjithaedej. Ishte një dhimbje dhe humbje e madhe për të gjithë ne si familje, por edhe të atyre që kanë dëgjuar ligjeratat e tij. U mbajtën disa fjalime që e bën më madhëshore varrimin e tij”, tha mes tjerash për Open-TV, Sead Ramadani, familjar i ngushtë i hoxhës Jakup Asipit.