30 deputetë zviceranë nënshkruajnë një rezolutë, kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë
Ndryshimi i fundit 09:29 16 Shkurt, 2026
Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Deputetët zviceranë nga të gjitha partitë politike kërkojnë që gjykata të veprojë me drejtësi, të jetë e paanshme dhe e barabartë.
Veprimtari Sali Bislimi nesër do të dorëzojë ne Gjykatën Speciale këtë Rezolutë.(INA)
