5 Maji – Nderim për Dëshmorët e Kombit

Sot përulemi me respekt dhe mirënjohje përpara sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e kombit tonë. Dëshmorët tanë nuk janë thjesht emra në pllaka përkujtimore, ata janë simboli i guximit, i përkushtimit dhe i dashurisë së pafund për atdheun.

5 Maji nuk është vetëm një ditë kujtese, por edhe një thirrje për reflektim: që liria nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë, por një vlerë që kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe unitet. Nderimi më i madh që mund t’u bëjmë dëshmorëve është të ruajmë dhe të forcojmë vlerat për të cilat ata ranë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!

Ka shkruar Bexheti në profilin e tij zyrtar në fb