Skopje/ North Macedonia - February 7, 2020: Skopje's building and modernizing plan, called "Skopje 2014" is continuing, and includes improving areas in Macedonia Square, shown here.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë vitit 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të regjistruara 662 objekte të ndërtuara pa leje.

“Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 111 objekte për banim[1]) (16.8 %), 101 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (15.3 %), 58 objekte afariste (8.8 %), 94 garazhe (14.2 %), 125 gardhe (18.9 %), 5 shkallë (0.8 %), 19 terrasa (2.9 %), 5 terrasa verore (0.8 %), 50 mburoja (7.6 %), 15 objekte të përkohshme-të afatizuara (2.3 %) dhe 79 objekte ndihmëse (11.9 %)”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikës.

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje apo rreth 96.2 %, sipas EShS janë në pronësi private.