Gjatë ditës së djeshme u publikua lista e resoreve të eshalonit të tretë të koalicionit VLEN me VMRO-në ku në mesin e drejtorive dhe zy.drejtorëve duket që VLEN ka hequr dorë nga Llotaria e RMV-së me preteksin se nuk duan të udhëheqin me Kazinot në vend.
Si premtim parazgjedhor i VLEN ka qenë se do të angazhohen që kazinot të mbyllen ose më së paku të dislokohen në hapsira larg objekteve shkollore! Tani me vet faktin që VLEN nuk don që të menaxhon me këtë drejtori a thua si do të zhvillohet kjo për të cilën është premtuar dhe luftuar që sa më larg kazinot të jenë nga qytetarët e vendit kryesisht nga të rinjtë.
Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN disa herë ka akuzuar ish bashkpartiakun e tij z.Grubin se ai po udhëheq me kazinot në vend dhe se do të përgjigjet ligjërisht për disa parregullsi ligjore për të cilat Mexhiti akuzonte Grubin se po i bën ato, presim që ditëve në vijim të shohim se si do t’i mbyll kazinot z.Mexhiti apo do të jet i “dëgjueshmi” i VMRO-së dhe nuk do të merret aspak me këtë premtim parazgjedhor!
