Përderisa kryeministri i vendit Hristijan Mickovski gjendet në udhëtim zyrtar në Samitin e NATO-s në Washington , këtu nuk kanë munguar dhe aktivitetet e qeverisë ku ditën e sotme z.Mexhiti ka realizuar takim me pensionistët e vendit. Pyesim se a po realizohet programi parazgjedhor i premtimeve të VMRO-së pasi ata kanë premtuar dhe ja sot po realizohet ky premtim nga bashkëpuntori i tij qeveritar dhe pse duhet Izet Mexhiti të realizon premtimet që ka dhënë z.Mickoski.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Izet Mexhiti në profilin e tij zyrtar:
KALOJMË NË VEPRIM PËR PENSIONISTËT!
Pensionistët janë njerëzit, që me punën e tyre të dikurshme, e ndërtuan këtë vend. Prandaj, Qeveria jonë është e përkushtuar për t’u përkujdesur për pensionistët.
Bashkë me ministrin Fatmir Limani, kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali, takuam pensionistët, të cilët i informuam për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë. Faza e parë e rritjes prej 2,500 denarësh fillon nga shtatori i këtij viti, ndërsa faza e dytë nga muaji mars i vitit të ardhshëm.
