Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës. Kështu e nis reagimin e tij Arbër Ademi, sekretari gjeneral i BDI-së ndaj postimit të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili tha se “Kuvendi 100% e respekton shqipen dhe100% të akteve të miratuara nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar janë në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve”.
Reagimi i plotë i Arbër Ademit:
Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës.
Megjithatë, në foton që e publikoi Azizi, Qeveria dhe presidenca kishin zero publike në shqip, ndërkohë që më shumë se 150 në maqedonisht!
Në të dy këta organe sipas nenit 1 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe.
Neni 5 paragrafi (7) nga ky ligj parasheh se të gjitha aktet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë lëshohen dhe publikohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
Neni 17 nga ky ligj parasheh se që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve që përbëjnë pushtetin shtetëror, që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
Ose nuk i kuptoni të drejtat që janë fituar me Marrëveshjen e Ohrit të përkthyera në Kushtetutë dhe Ligjin për përdorim të gjuhëve – ose nuk i doni të njejtat, dhe rrjedhimisht bëni interpretime të paprecedenta të Kushtetutës dhe ligjeve.

