Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa njëherit shef i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi përmes një postimi në profilin e tij duke publikuar fotot e Bujar Osmanit si kryesues i OSCE është munduar të shfajsoj veten dhe VLEN-in nga raporti i BE-së për ndikimin e botës serbe në Maqedoninë e Veriut. Azizi në postimin e tij shkruan se Serbia pushtetin e saj e ka brenda kufijve të saj dhe se patericat e saj jashtë kufijve nuk kanë pushtet duke haruar se bashkëqeveris me zëvendës kryeministër për marrëdhënie mes bashkësive një njeri nga i instaluat drejtpërdrejtë nga bota serbe. Inav Stoilkoviç është zëvendëskryeministri që qeveris me VLEN-in dhe i njejti ka mohuar masakrat e Serbisë në Kosovë, gjenocidin në Srebrenicë dhe para qeveritarve të Maqedonisë në Shkup së bashku me Dodik folën për botën serbe, shkruan Top24
Realiteti i “Botës serbe”!
BDI dhe UDB-at brenda ende jetojnë me iluzionet se duke hedhur mjegull syve do të verbojnë shqiptarët!
Për gjithçka që ata e kanë politikë dhe strategji anti shqiptare, të dëshmuar edhe me vepra, përpiqen ta akuzojnë ose tia mveshin VLEN-it dhe të tjerëve.
Por të gjithë e kanë mësuar atë lojën e UDB-së, që bëmat e saj ti marrë përsipër dikush tjetër, teksa ajo i shijon nga distanca.
Përfunduan ata kohëra! Tani Serbia botën e saj e ka vetëm brenda kufijve të saj, sepse patericat jasht kufijve nuk kanë më pushtet!
E përderisa ju akuzoni me shpifje, ne ua dëshmojmë të kundërtën me vepra e forografi!
Ja brenda kujt qëndron Serbia!!!
