Si para, si pas fushatës, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ishte personi, politikani që publikisht protestonte për drejtësinë e popullit Palestinez.
Gashi para se të bëhej kryetar parlamenti luftën në Palestinë e cilësonte si gjenocid ndaj popullit Palestinez.
Por, pasi morri pozitën, Gashi harroi padrejtësitë që dikur mendonte se Izraeli i bën Palestinës.
Ai gjatë ditës është takuar me ambasadoren e Izraelit, Simona Frankel.
Por, nëse notat e protestës kundër Izraelit i bënte publike për të përfituar vota, takimin me ambasadoren, Gashi e fsheh nga mbështetësit e tij.
Ai asnjë fotografi nuk ka postusr në rrjetet sociale. Fotografitë janë publikuar vetëm në web faqen e Kuvendit, faqe që nuk frekuentohet shimë nga qytetarët, përveç nga gazetarēt.