KAN MENDUAR SE ME UDHËHEQJE KUPTOHESHIN MUSKUJT, POR SOT AJO KA KUPTIMIN TË JESH BASHKË ME POPULLIN
Disa të vërteta për regresin politik dhe ekonomik (shoqëror) të shqiptarëve nga qeveria monoetnike:
- Qeveria pa legjitimitet etnik diskriminon skajshëm diasporën shqiptare dhe vetë shqiptarët nga 30% këta po e ulën në 24%;
- Qeveria i ndan shuma simbolike komunave shqiptare për projekte dhe për disa komuna shqiptare asnjë denar, ndërsa Kumanovës 4 milion euro! Për gjuhën Ruse “понимает русский язык”, kaq vlen VREDI në qeveri, në krahasim me ZNAM-in e Dimitrievskit;
- Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN-in si humbëse në Qeveri, çdo ditë skandale në siguri dhe vrasje;
- Me VLEN-in në Qeveri, përfaqësimi i shqiptarëve në Bujqësi i mjerueshëm, përfitojnë Bujqit në pjesën lindore të RVM, Bujqit shqiptar as që përfillen;
- VLEN pa hezitim po rrënon gjithçka që është arritur me mund në shëndetësi, largimi i drejtorave shqiptar, humbje jetë të njerzëve dhe kosto e lartë për pacietët;
- Maqedonia e ka pagën më të ulët në rajon por Maqedonia e ka edhe rritjen më të ulët në rajon sipas GDP-së. Në qoftë se RMV e ka projektuar rritjen e saj në 1.3, 1.5% për 2025 të tjerët e kanë 4,5 deri në 7 % të GDP-së. Kështu që rritja e pagës në mënyrë unilaterale ose të njëkahshme pa involmimin dhe pa konsulte me sektorin privat është e dëmshme. Pagat nuk duhet të jenë rritje ligjore ose vendim i politikës por duhet të jenë në bashkëpunim me sektorin privat;
- Marrëdhëniet Ndër-etnike” i udhëheq një ministër me etnitet Serb;
- Kultura ndërmjet nacionalizmit dhe servilizmit;
- Në arsim rritja e rrogave u bë 5 %, por jo 12 %, dmth 7% u tretën;
- Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë;
- ESM blen rryme prej oligarkeve per 10 milion Euro;
- Gjykatës Kushtetuese, bën largimin e balanserit që është siguri për dy etnitete në RVM!
-Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.( PLATONI)……