Ashtu siç u paralajmërua, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti fjalimin e tij të sotëm në rrjetet sociale e nisi duke alarmuar me ndikimin rus në rajon dhe vend, përcjell TV21. Ahmeti tha se Rusia ka ndikim në poret shoqërore të vendit tonë.

Në lidhje me: “Ariu polar po troket në derë”, Ali Ahmeti duket se nuk e ka shqetësim opozitën e bashkuar, ja çfarë pritet të thotë nesër në fjalimin e tij

“Ariu polar po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë tonë duke destabilizuar institucionet dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezent në partitë politike në vendin tonë, në mediat tona, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në infrastrukturën tonë kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tonë. Presidenti rus Putin, Ministri i Jashtëm Lavrov, deklaruan që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është vija e zjarrit për Rusinë si dhe u rreshtuan kundër anëtarësimit tonë europian. Tash jemi dëshmitar të ndërhyrjes masive malinje për të na pamundësuar vazhdimin e rrugëtimit tonë europian dhe rikthimin e izolimit disa-dekadësh që do ta destabilizojë shoqërinë tonë. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve, me shoqëri të brishtë multikulturore dhe multietnike, akoma e pa konsoliduar tërësisht, elemente këto që janë interes rus për ti shfrytëzuar në mënyrë që të nxisë domino efekt në tërë rajonin dhe ta destabilizojë kontinentin. Ky është kërcënim i vërtet”, deklaroi Ahmeti.