Kreu i Integristëve Ali Ahmeti sonte ka qëndruar për “takim me popullin” në Strugë, ku shkruan në profilin e tij në fb:


Sonte, në Strugë, gjatë Mbledhjes me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së, në Ditën e Evropës, përçuam mesazhet tona para qindra e mijëra të pranishmëve. Misioni ynë, anëtarësimi i plotë i vendit në BE, mbetet prioriteti ynë i pakompromis.

Dëgjuam shqetësimet e shumicës së qytetarëve, të cilët shprehën qëndrimet e tyre për një Qeveri që çdo ditë po tregon se është antishqiptare dhe antishtetërore, duke e penguar me politika destruktive rrugëtimin tonë drejt BE-së dhe së ardhmes me perspektivë për vendin tonë.

Por, para qindra simpatizantëve, u garantova se së bashku do të qëndrojmë të palëkundur dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture.

https://www.facebook.com/share/p/161CnfUP8q/?mibextid=wwXIfr