Burime të TV21 bëjnë të ditur se në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë, si të dyshuar për keqpërdorime në Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), janë arrestuar Ardian Muça dhe Vasko Kovaçevski.

Të dy, Kovaçevski dhe Muça kanë qenë drejtorë në Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Jozyrtarisht, aksioni i sotëm ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në TEC Manastir, ndërkaq nga MPB për TV21 konfirmuan aksionin, por shtojnë se informacione të detajuara do të jepen gjatë ditës.

“Aksion policor është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pas përfundimit, do të informojmë publikun në mënyrë adekuate”, thonë për TV21 nga MPB.