Nëpunës policorë të MPB-së gjatë ditës së djeshme (5 shtator) në rajonet e Sektorëve të Punëve të Brendshme Tetovë, Shtip, Shkup dhe Manastir kanë kryer një sërë aktivitetesh parandaluese nga fusha të ndryshme, të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve.

“Kështu, në Gostivar fokusi u vu në transportin e organizuar të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe mbrapa. Në një takim me pronarët dhe personat përgjegjës të kompanive që ofrojnë transportin shkollor, ata u udhëzuan të kontrollojnë rregullsinë teknike të autobusëve dhe furgonëve, në mënyrë që nxënësit të arrijnë në kohë të sigurtë në shkollë dhe në shtëpi”, thonë nga MPB.

Sipas tyre, në rajonin e SPB Manastir, (në Manastir, Prilep, Demir Hisar, Krushevë, Makedonski Brod, Resnjë) janë realizuar aktivitete në fushat e mbrojtjes nga zjarret në pyje, pastaj mbrojtjes nga krimet pronësore, si dhe në fushën e trafikut.

“Edhe në Koçan, në rajonin e SPB Shtip, tema e aktiviteteve parandaluese ishte siguria në komunikacion, me theks të veçantë siguria e këmbësorëve dhe çiklistëve përmes respektimit të rregulloreve për parkim të rregullt, ndërsa nëpunësit policorë nga SP me KP Shtip kishte një takim me punonjës të objekteve të biznesit në zonën e qytetit me temë mbrojtjen nga kundërvajtjet pronësore në këto objekte. Në rajonin e Shkupit, nga ana tjetër, Njësia për parandalim në SPB Shkup i ka kushtuar aktivitetet parandaluese mbrojtjes nga zjarret në pyje, përkatësisht ngritjes së vetëdijes publike në drejtim të eliminimit të rreziqeve nga shkaktimi i zjarreve”, thonë nga MPB./koha.mk