Stuhia që përfshiu Slloveninë dhe shkaktoi kaos total po vjen edhe në Maqedoni, paralajmëroi Enti për Hidrometeorologji.
Pas ditëve të ngrohta, gjatë ditës së nesërme në mbarë vendin do të kemi reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos pasdite.
Lençe Rizova thotë se intensiteti i stuhisë në Maqedoni do të jetë më i dobët se ai në Slloveni, por megjithatë apeloi për kujdesë.
“Ky sistem frontal po lëviz gradualisht dhe e presim në vendin tonë që nga mesdita e nesërme. Tashmë nga pasditja, në mbrëmje dhe gjatë natës në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri. Do të pasohet me procese më intensive në formë stuhie me reshje më intensive shiu dhe në gjashtë orë do të bie shi diku mbi 20 litra për metër katror. Do të ketë edhe erë të fortë, shkarkime elektrike”, tha Lençe Rizova.