Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 24-vjetorin e rënies heroike të Komandant Rahim Beqirit – ROKI. Në mesazhin e tij, Ahmeti e përshkruan ROKIN si një figurë frymëzuese të luftës për liri, barazi dhe dinjitet, që nuk u zmbraps kurrë përballë sfidave, por zgjodhi të prijë në beteja, duke dhënë jetën për të ardhmen e popullit shqiptar.
“ROKI nuk u tremb asnjëherë. Ai zgjodhi t’i prijë betejës, duke e dhënë edhe jetën për një të nesërme më të drejtë për popullin e vet,” shkruan Ahmeti, duke shtuar se vepra dhe sakrifica e tij mbeten përherë në kujtesën kolektive të kombit.
Ahmeti përfundon mesazhin e tij me një nderim të thellë: “Lavdi e përjetshme veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”
