Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në promovimin e librit “Kosova, lufta e heshtur” të diplomatit Zef Mazi. Aktiviteti u organizua nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.

Në një postim në Facebook, Ahmeti vlerësoi kontributin e Mazit në diplomacinë shqiptare dhe në përfaqësimin e interesave kombëtare në arenën ndërkombëtare. Ai tha se përvoja dhe dëshmitë e diplomatit kanë vlerë të veçantë për historiografinë dhe kujtesën kombëtare.

Sipas Ahmetit, libri trajton përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve 1991–1999 dhe rolin e faktorit ndërkombëtar në rrugën drejt lirisë.

“Çlirimi i Kosovës ishte rezultat i ndërthurjes së luftës së armatosur të UÇK-së me përpjekjet politike dhe diplomatike”, shkroi Ahmeti, duke e cilësuar botimin si një kontribut për dokumentimin e kësaj periudhe.

https://www.facebook.com/share/p/1FiEknnqer