Atmosferë festive dhe historike në Tiranë, ku liderët e vendeve europiane janë mbledhur për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Për herë të parë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mirëpret krerët më të lartë të shteteve të kontinentit të vjetër, nën mbrojtjen simbolike të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky moment historik është përshëndetur me entuziazëm edhe nga Lideri i Integristëve z.Ali Agmeti, i cili shprehet krenarë për rolin që Shqipëria po luan në skenën ndërkombëtare. “Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian!”, thuhet në një reagim që pasqyron ndjesinë e krenarisë kombëtare dhe pritshmëritë për një të ardhme më të ndritur europiane për vendin tonë.

Përgëzime kanë ardhur gjithashtu për mikpritjen tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer të samitit, i cili pritet të jetë një moment kthese për bashkëpunimin politik europian dhe për afirmimin e mëtejshëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët” – është urimi që shkruan Ali Ahmeti në fb.