Ambasadori i BE-së, David Geer ka komentuar, respektivisht ka përsëritur qëndrimin e Komisionit Europian lidhur me përdorimin e flamurit europian gjatë sjelljes së ndryshimeve ligjore në Kodin Penal. Gir konsideron se ka dyshime për përdorimin e flamurit me qëllim përshpejtimin e miratimit të një ligji, por vërejtje ka edhe te disa amandamente që u bënë në Kodin Penal. Sipas tij por edhe Komisionit Europian, ka rrezik për rritjen e pandëshkueshmërisë.

“Edhe këtë herë Komisioni Europian ka paraqitur shqetësimet e veta për përdorimin e flamurit të Bashkimit Europian, edhe këtë herë për të përshpejtuar miratimin e një ligji. Nuk pati mundësi për asnjë debat. Vërejtje e dytë që e dha Komisioni Europian është shqetësimi nga disa prej amandamenteve që u bënë në Kodin Penal, se ekziston rreziku për rritjen e pandëshkueshmërisë”, tha David Gir, ambasador i BE-së në RMV.