Denion Meidani ka publikuar një reagim në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke iu përgjigjur zërave dhe kritikave të ditëve të fundit.

Në mesazhin e tij, ai thekson se sulmet dhe reagimet lidhen me heshtjen e disave në momente kyçe për çështje të rëndësishme, ndërsa të tjerë, sipas tij, ndihen të detyruar nga pozitat që mbajnë ta çojnë procesin deri në fund, edhe kur kjo përfshin përballje të vështira mes palëve.

Ambasadori përmend edhe faktorë të tjerë që, sipas tij, ndikojnë në reagimet publike. Ai flet për frikën që pengon disa të thonë të vërtetën, për interesa personale që vendosen mbi të drejtën, si dhe për mendësi të vjetruara që vazhdojnë të ndikojnë në qëndrime dhe veprime.

Në reagim përmendet edhe Shqipëria, për të cilën ai thotë se disa i pengon ritmi dhe pesha që ajo mbart. Ndërkohë, ai shton se ka edhe nga ata që reagojnë vetëm për vëmendje dhe klikime.

Në fund të mesazhit, ambasadori thekson se kauza nuk është personale dhe se shumica, sipas tij, ecën vetëm me të drejtën përpara.

Reagimi i tij ka nxitur komente dhe diskutime në rrjetet sociale.