Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), tani e tutje do të ketë drejtor të ri. “>Ministria e Financave sot më 13.08.2025 njoftoi se ATK-ja do të udhëhiqet nga Mentor Hyseni.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”– thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Burime brenda Qeverisë, konfirmuan për KALLXO.com se bëhet fjalë për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje.  “>Hyseni si anëtar i Vetëvendosjes ishte prezantuar para 6 vitesh nga vet kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Publike në vendin tonë”– kishte shkruar Kurti në postimin e tij të datës 31.09.2019.

Në njoftimin e saj, Ministria e Financave shkroi se procesi i përzgjedhjes se drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës ka qenë transparent dhe profesional.

“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë. MFPT ka besim të plotë që z.Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”- thuhet në njoftim të MFPT-së.

Për faktin se si një anëtar i partisë në pushtet është emëruar drejtor i ATK-së, KALLXO.com ka provuar të marrë qëndrime nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe nga vet Mentor Hyseni, por deri në publikimin lajmit, të dy këta nuk ishin të qasshëm.