Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi ka demantuar këshilltarin e Komunës së Likovës nga ASh-ja Bastri Rexhepi duke theksuar se në deponia në Nikushtak pastrohet vazhdimisht.

“Nuk është e vërtetë se nuk kemi ndërmarrë asnjë aktivitet për të pastruar deponinë, ajo shpesh pastrohet nga ndërmarrja po sërish mbushet nga persona të papërgjegjshëm. Ju e dini se si është edhe gjendja me deponitë tjera në shtet, ngjashëm po ndodh edhe me këtë. Sa pastrohet, mbushet sërish”, sqaroi Arifi për TV21.