Arjanit Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami paralajmëroi hapjen e një subjekti të ri politik, shkruan TV21. Hoxha tha se përfundimisht kanë ndarë rrugët me Lëvizjes Besa.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftv21hd%2Fvideos%2F630915882186404%2F&show_text=false&width=389&t=0

“Ne sot hapim një kapitull të ri dhe kur them se do të formojmë formacion të ri politik, realisht është paralajmërimi për një parti politike, mirëpo nga sot e tutje ne i hapim dyert për të gjithë të tjerët, që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht se në formën se si na bashkëngjiten njerëzit, ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqet, por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën në Maqedoni”, tha Hoxha.