Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në kuadër të prezantimit të platformës së partisë së tij sot ka takuar një grup studentësh nga Shkupi, për t’ua paraqitur vizionin e partisë, të cilët Hoxha i priti në selinë e PDE-së në Shkup.

ARJANIT HOXHA: “Takim me një grup studentësh nga vendbanimet e Shkupit të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të dëgjuar vizionin tonë për ndërtimin e një gjenerate të re politike.

Ndihem jashtëzakonisht krenar me kreativitetin dhe vullnetin për ndryshim të kësaj rinie të mrekullueshme.”