Autoritetet në Pennsylvania kanë mbyllur dy distrikte shkollore pasi po vazhdon kërkimi për një vrasës të dënuar i cili u arratis nga burgu më 31 gusht. Danelo Cavalcante u pa dy herë brenda natës të së hënës. Shtetasi brazilian u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar pasi theri për vdekje ish të dashurën.

Zyrtarët po transmetojnë mesazhe nga nëna e tij e cila po i lutet që të dorëzohet, raportoi BBC. Policia po ofron 10.000 dollarë shpërblim për informacion që mund të çojë në kapjen e tij. Dy distriktet shkollore anuluan mësimin si masë sigurie./koha.mk