Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi i njëjti ka kryer vjedhje në një Qendër tregtare në Shkup dhe bashkë me një tjetër person, me thikë ka sulmuar tre të mitur të tjerë.

Rasti ka ndodhur më datë 28 gusht, ndërkaq kundër 16-vjeçarit nga MPB-ja thonë se do të shqiptohet kallëzim përkatës./koha.mk