Mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 08:10 minuta, policia ka arrestuar 34-vjeçarin S.A. nga Haraçina, i cili ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, e që është i dënuar me 12 vjet burg për vrasje, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ai po transportohej nga një tjetër i burgosur, që ishte angazhuar nga burgu për të punuar jashtë institucionit korrektues.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTV21Videos%2Fvideos%2F201512922936099%2F&show_text=false&width=389&t=0

“Në autostradën “Miqësia”, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, është ndaluar automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin B.R. (47) nga Haraçina, i cili po ashtu është person i dënuar me burgim në “Idrizovë”, por është punësuar të punojë jashtë burgut. Në automjet ka qenë pasagjerë S.A., i cili është arrestuar dhe do t’i dorëzohet burgut të Idrizovës”, shtojnë nga MPB./tv21.tv