Nga SPB-Tetovë për TV21 konfirmojnë se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.
Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë për TV21.
