Dita e sotme është shoqëruar me zhvillime në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pretendon të ketë zhvilluar bisedime produktive me Teheranin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me Iran, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në një prononcim për media, Trump tha se negociatat kanë qenë të vështira, por sipas tij, rezultati përfundimtar është “një marrëveshje e mirë për të gjitha palët e përfshira”.
“Pas diskutimeve intensive, kemi arritur një marrëveshje që garanton stabilitet dhe siguri më të madhe në rajon,” deklaroi ai, pa dhënë shumë detaje konkrete rreth përmbajtjes së saj.
Burime të afërta me procesin bëjnë të ditur se marrëveshja mund të përfshijë çështje që lidhen me programin bërthamor të Iranit, lehtësimin e disa sanksioneve ekonomike dhe hapa konkretë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme me Iran mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet në Teheran, ndërsa analistët ndërkombëtarë po presin publikimin e detajeve të plota për të vlerësuar ndikimin real të kësaj marrëveshjeje.
Po ashtu pak minuta pas deklaratës së Trump, ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”.

