Sot në f.Rashçe të Komunës së Sarajit i pranishëm kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti, kryetarja e Qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska dhe kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti kanë promovuar punimet e projektit “Përmirsimi i furnizimit të ujësjellsit për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bukoviq, Llaskarcë, Çajlanë dhe Semenisht”.
Projekt ky i cili është financuar nga Qyteti i Shkupit që do të kushtojë 172.055.514 denarë, dhe që zgjidh problemin e kahmotshëm të fshatrave të lartëpërmendur me furnizimin me ujë të pijshëm.
