Sot në Bruksel bashkë-kryesova Komitetin e Përbashkët Konsultativ ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së, së bashku me Jasna Gabriq nga Sllovenia. Në politikën e zgjerimit të BE-së, Komiteti Evropian i Rajoneve ka një rol drejtpërdrejt në kuadër të Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit, nga ku emërohet Komiteti i Përbashkët Konsultativ (KPK). Prandaj, Komiteti Evropian i Rajoneve ka një detyrë ligjore të përfaqësojë BE-në në një mision afatgjatë për të ndihmuar vendet partnere të përgatiten për anëtarësimin në BE. Autoritetet lokale duhet të jenë plotësisht të përgatitura për procesin e anëtarësimit, sepse mbi 70 për qind e legjislacionit të BE-së do të ketë ndikim pikërisht te komunat.