Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti së bashku me kryetaren e qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska kanë inspektuar punimet përfundimtare ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Bojanë dhe Gllumovë.

Në vazhdim ju shellim postimin e plotë të kryetarit të komunës së Sarajit.


Bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit zj.Danella Arsovska inspektuam punimet përfundimtare ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Bojane dhe Gllumovë të Komunës së Sarajit.

Aktivitetet e ndërtimit në terren përfshinin rikonstruksionin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, për të cilin banorët u përgjigjën se ka pasur defekte të shpeshta për shkak të rrënimit, si dhe për shkak të profilit dhe materialit jo të kënaqshëm të tubacionit ekzistues.

Me realizimin e këtij projekti infrastrukturor është zgjidhur një problem i kahershëm në këtë pjesë të qytetit, po investojmë në sigurimin e kushteve cilësore të jetesës në çdo komunë dhe banorët e këtij vendbanimi të kenë furnizim më cilësor me ujë dhe lidhje të reja.