Kryetarja e Qytetit të Shkupit z.Danella Arsovska sot përkujton 60 vjetorin e shkatërrimit të qytetit të Shkupit nga tërmeti.

“Sot, 60 vjet më parë, qyteti i Shkupit u godit nga fatkeqësia më e madhe në historinë e re. Në nderim të të vdekurve vendosëm lule në monumentin e ngritur në kujtim të viktimave të tërmetit katastrofik në Shkup.
Kjo ditë do të jetë përgjithmonë e gdhendur në kujtesën kolektive të Shkupit, në këtë ditë kujtojmë viktimat, por shprehim edhe mirënjohjen tonë për të gjithë ata që morën pjesë në shpëtimin e jetëve nga nën rrënoja.

Shkupi nuk do ta harrojë kurrë humanizmin e treguar nga bota dhe në këtë ditë shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata popuj dhe vende që ndihmuan në rindërtimin e qytetit. Shkupi kujton, Shkupianët janë mirënjohës për ndihmën, humanizmin dhe solidaritetin. Nuk do ta harrojmë kurrë dorën e zgjatur, ne jemi gjithmonë mbështetës dhe do të ofrojmë ndihmë kur të jetë më e nevojshme”. Ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar.