Sot ndamë medaljet për pjesëmarrësit më të suksesshëm në klasifikimin e përgjithshëm të Maratonës së Shkupit në konkurrencë për meshkuj dhe femra, si dhe për garuesit më të mirë maqedonas. Fituesi i edicionit të 19-të të Maratonës së Shkupit, ku morën pjesë më shumë se 11 mijë pjesëmarrës, është Victor Kiplagat nga Kenia. Në vendin e dytë është bashkatdhetari i tij Cheriot Laban, ndërsa vendin e tretë e ka fituar Dario Ivanovski nga Maqedonia. Në garën e femrave më e mira ishte Ruth Mathebo nga Kenia, përpara Mercy Kipkemoi dhe Marija Vrajic.
Qyteti i Shkupit është krenar që pret Maratonën e Shkupit, një nga ngjarjet më të preferuara sportive, për të 19-tën herë. Qyteti i Shkupit është përkrahës i kësaj ngjarje të madhe sportive që promovon Shkupin dhe Maqedoninë si destinacion sportiv dhe turistik, si dhe ofron mbështetje logjistike nga ndërmarrjet publike të qytetit për mbajtjen e tij me sukses.
