Përfunduam punimet e ndërtimit në krah të rr. Hristofer Zefaroviq, rrugë që vitin e kaluar e ndërtoi Qyteti i Shkupit dhe e cila ishte në gjendje katastrofike ku banorët ecnin mbi baltë me dekada, dhe nga ana e tyre u vu në dukje si rrezik për përdoruesit e rrugës.
Ekipet e NP Rrugët dhe Rrugica, të cilat me urdhër të Qytetit të Shkupit i kryejnë punët ndërtimore, kanë përfunduar asfaltimin e degëzimeve të kësaj rruge afër 1000 m2 ku është ndërtuar në bashkëpunim ndërkomunal Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gazibabës e cila ka kushtuar 1.7 milion denarë, për të realizuar kërkesat e qytetarëve sipas programit Për Shkupin modern.